Tensione e përplasje me policinë, përfundon protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Tensione dhe përplasje kanë shoqëruar edhe protestën e sotme (30 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, i njëjti skenar sikurse edhe në tubimet e tjera.
Protestuesit u mblodhën para bashkisë rreth orës 16:00, duke bërë thirrje për largimin e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj. Ata hodhën molotov në drejtim të godinës së Bashkisë e tymuese, ndërsa pati edhe përplasje me efektivët.
Protestuesit thyen edhe perimetrin e sigurisë, duke tentuar të futen brenda godinës. Ata goditën edhe efektivët me gurë. Për pasojë, policia reagoi duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për t’i shpërndarë.
Thuajse të gjitha protestat e opozitës, nëpërmjet të cilave kërkohet dorëheqja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, lidhur me aferën e ish- drejtorëve, janë shoqëruar me akte dhune si hedhje mjetesh piroteknike, flakadanë, Molotov, gurë, vezë, si dhe ka pasur dhe përplasje fizike me policinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




