Tensionet në protestë, hiqet flamuri i LGBT-së/ Reagon Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Politikë | 5 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të raportuara gjatë një proteste, ku protestuesit hoqën flamurin e LGBT-së.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shprehu qëndrimin e tij të qartë kundër çdo forme bullizimi dhe përjashtimi.

“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën ne besojmë, dhe sigurisht që nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane”, tha Rama.

Ai shprehu “solidaritet të plotë me djalin e bullizuar” dhe shtoi se “asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose të sulmohet për të qenë ndryshe”.

“Turp për bullizuesit”, shkruan kryeministri.

Deklarata e kryeministrit Rama vjen në ditën e 11-të të protestës së qytetarëve që kërkojnë anulimin e investimeve në Zvërnec dhe zonat e mbrojtura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme