Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK çon për gjykim ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Arapain dhe 2 të tjerë

Aktualitet | 2 vite më parë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Arapin dhe 2 persona të tjerë.

Katër të pandehurit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në formën e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Xhevdet Plakut.

Ky i fundit u akuzua për vrasjen e Sali Rapit në vitin 2000 dhe katër vite pas ngjarjes u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savonas në Itali.

“Në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Krijuesi i grupit të strukturuar rezulton, se është i pandehuri Rexhep Rapi, i cili për shkak të dështimit në tre raste të mëparshme për të vrarë shtetasin Xhevdet Kiss (Plaku), konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, për shkak të hasmërisë, ka krijuar këtë grup me qëllim vrasjen e Xhevdet Kiss (Plaku), ku në përbërje (pjesëmarrës në grup) kanë qenë lidhje familjare Algert Rapi (nipi i tij),  Dejvi Gjermëni, Dedan Gjoni dhe i ndjeri Fatjon Dervishi (Toqe/Tole) (për të cilin nuk mund të fillohet procedim penal, pasi është vrarë pas një atentati me armë zjarri më datë 27.09.2023, në Sukth, Durrës)”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme