Tentoi të kalonte kufirin me para të padeklaruara, procedohet penalisht 51-vjeçari në Kakavijë

Aktualitet | 1 vit më parë

Një 51-vjeçar, banues në Greqi, është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte kufirin në pikën doganore të Kakavijës me një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare në çantën e tij, u gjetën 20 530 euro dhe 1.8 milion lekë, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjit.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj shtetasit F. S. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Policia Kufitare vijon punën për parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme