Tentoi të përplasë nënë e bir, “Jetë shqiptare” publikon videon ekskluzive të konfliktit

Aktualitet | 3 vite më parë

Tentativa për të përplasur nënë e bir me makinë çoi fundjavën e shkuar në arrestimin e infermierit Mersin Mlloja në Vaun e Dejës, Shkodër.

Pamjet e momentit kur automjeti i të pandehurit Mlloja i afrohet frikshëm dy kolegëve të tij, Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç, u publikuan ekskluzivisht në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH.

Ngjarja e datës 15 mars dyshohet se ndodhi për motive të dobëta dhe policia pretendon se infermieri 28-vjeçar kishte si qëllim vrasjen e dy familjarëve.

Në videon ekskluzive, makina e Mllojës shfaqet duke ecur në drejtim të kolegëve, me shpejtësi të ulët, por pa stopuar deri në prekjen e trupit të Kristian Ndojës, duke i dhënë edhe gaz mjetit pas shenjave të familjarëve për t’u ndalur. Nëna e Ndojës në një çast ngrihet në një platformë për t’i shpëtuar makinës.

Prania e stafit të poliklinikës ka çuar në acarimin e situatës dhe një person është nisur drejt shoferit Mlloja për ta goditur me gurë teksa ai lëvizte makinën mbrapa për t’u larguar nga personat.

Në “Jetë shqiptare”, avokati Besmir Kolçe deklaroi se klienti i tij, Mlloja, ishte bullizuar më herët dhe donte të sqarohej, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për tentativë vrasje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme