Programi i përmirësimit të kushteve të banimit në Tepelenë përfshin 46 familje në nevojë
Për vitin 2026, në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të programit të përmirësimit të kushteve të banimit, do të përfshihen 46 familje. Përfitues janë familje në nevojë, pensionistë dhe familje me të ardhura të ulëta, të cilat përballen me vështirësi ekonomike dhe kushte të papërshtatshme jetese.
Përgjegjësi i emergjencave civile, Pëllumb Hoxha, u shpreh për RTSH se “Është ngritur grupi i punës me urdhër të kryetarit të bashkisë. Është bërë verifikimi i të gjitha familjeve që kanë nevojë për përmirësimin e banesave. Është hartuar projekti preventiv, është miratuar në këshillin bashkiak dhe i është relatuar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Janë familje që janë në nevojë sepse edhe programi i tillë është. Familjet duhet të plotësojnë kriteret për të përfituar nga këto projekte.”
Punimet do të realizohen në varësi të problematikave që paraqesin banesat, duke ndërhyrë aty ku është më e nevojshme për përmirësimin e kushteve të jetesës.
“Janë të gjitha banesat private të cilat kanë nevojë për përmirësim. Themi në çati për arsye se kanë dëmtime të pjesshme dhe lagështije, dhe familjet nuk janë të gatshme për t’u përgjigjur këtyre nevojave.”
Ndërkohë, gjatë vitit 2025, nga ky program në Bashkinë Tepelenë kanë përfituar 20 familje, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të banimit.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




