Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, shkon në 920 numri i viktimave, me mijëra të plagosur

Bilanci tragjik i numrit të viktimave në Venezuelë nga shkatërrimi i lënë pas nga dy tërmetet e fuqishme është rritur sërish. Autoritetet raportojnë se të paktën 920 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 3,360 të tjerë janë plagosur.
Tërmeti i parë që goditi vendin ishte 7.2 dhe ai i dytë arriti magnitudën 7.5, duke u cilësuar si një nga më të fortët në një shekull.
Rajonet më të goditura janë La Guaira dhe zona veriore e Karakasit, ku ndërtesa, spitale dhe qendra tregtare janë shembur.
Pavarësisht shkatërrimit, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë dhjetëra persona, duke sjellë shpresë mes tragjedisë.
Ndihma ndërkombëtare ka mbërritur gjithashtu, ku ekipet e shpëtimit nga Britania, SHBA, Holanda, Meksika, Zvicra dhe vende të tjera janë angazhuar në operacione. SHBA ka dërguar gjithashtu anije luftarake, avionë transporti dhe 150 milionë dollarë ndihmë.
Situata mbetet kritike pasi spitalet janë të mbingarkuara, infrastruktura e dobët dhe vendi i papërgatitur për një emergjencë të tillë për shkak të krizës ekonomike.
Deri tani janë regjistruar mbi 214 pasgoditje, duke shtuar frikën tek qytetarët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




