Terror në Bruksel pas Belgjikë-Marok, rrugët e qendrës në flake

Belgjika u mund nga Maroku në Kupën e Botës 2022 dhe ishte një ditë përplasjesh në Bruksel. Një luftë e vërtetë urbane shpërtheu në kryeqytetin belg pas fitores 2-0 të Ziyech dhe shokëve të tij me tifozët marokenë të cilët për të festuar suksesin dolën në rrugë duke i vënë flakën makinave. Situata në rrugët e qendrës është përkeqësuar me shpejtësi dhe në vendngjarje ka ndërhyrë policia.
Forcat e policisë në Bruksel u detyruan të përdorin furgona, gaz lotsjellës dhe ujin në përpjekje për të shpërndarë turmën prej disa qindra njerëzve dhe kryebashkiaku i qytetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Policia u prit me gurë dhe fishekzjarre, duke nisur një luftë guerile në rrugët e qendrës, e cila çoi gjithashtu në mbylljen e disa stacioneve të metrosë: Beekkant, Sainte-Catherine, De Brouckére dhe Gare Centrale.




Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



