Teuta bën pazar për sulmin tek Apolonia, merr gjigantin nigerian

Futboll Vendi | 10 muaj më parë

Klubi durrsak e ka nisur merkaton e dimrit para hapjes zyrtare të saj. Teuta ka arritur marrëveshjen me Apoloninë për të marrë sulmuesin Mmesoma Anthoni Ymejiego, duke paguar për kartonin e këtij lojtari.   

Skuadra e trajnerit Dobi ka hasur vështirësi në sulm, duke shënuar vetëm 15 gola në 18 ndeshje, një rendiment i ulët për pretendimet që ka klubi. Lojtarët që ka aktualisht në organikë Teuta nuk garantojnë, golashënuesit më të mirë janë Beshiraj dhe Boçi, secili me nga 3 gola.

Për këtë arsye është vendosur të afrohet Umejiego nga Apolonia, një sulmues 2.03 metra i gjatë. Nigeriani ka pasur një ecuri të mirë me fierakët, duke realizuar 5 gola në 7 ndeshja, por fakti që nuk pranoi të rinovonte bëri që Apolonia ta çonte tek ekipi B.

Sulmuesi 22-vjeçar dallohet për forcën fizike, por edhe për efikasitetin para portës kundërshtare. Teuta është një mundësi e mirë që afrikani të spikatë edhe në Superiore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme