Teuta dhe Flamurtari ndahen në “paqe”

Abissnet Superiore | 8 muaj më parë

Teuta dhe Flamurtari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Niko Dovana”, pas një pjese të parë pa gola dhe të kujdesshme nga ana e të dyja skuadrave, vlonjatët kaluan të parët në avantazh nga një autogol i Arifit. Durrsakët, me forca të shumta në sulm, arritën të vendosin barazpeshëm me golin e Dacit.

Mbyllet 1-1, me Teutën që ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 6-të, ndërsa Flamurtari ndodhet në vendin e fundi me 21 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme