Teuta fiton Kupën e Shqipërisë U-19

Teuta është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë U-19, pasi triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-0 në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.
Takimi ishte i luftuar, veçanërisht gjatë pjesës së parë, e cila përfundoi pa gola. Në fraksionin e dytë, heroi i durrsakëve ishte Devit Demircan, i cili realizoi dy herë. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 57-të dhe më pas vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 88-të.
Pas përfundimit të ndeshjes, u mbajt ceremonia tradicionale e organizuar nga FSHF. Trajneri i Kombëtares U-19, Juljan Ahmataj, i dorëzoi lojtarëve të Teutës medaljet dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




