Teuta-Tirana në RTSH, Nuhiu lë jashtë skuadrës katër lojtarë

Tirana ka bërë një zgjedhje surprizë përpara ndeshjes ndaj Teutës. Trajneri Ardian Nuhiu nuk ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që do të zhvillohet ditën e shtunë në “Niko Dovana” në orën 19:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Ky vendim vjen për shkak se tekniku kërkon përqendrim maksimal, duke shpresuar që plani i tij të rikthejë ekipin në ritmin e duhur.
Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe sipas informacioneve të marra nga redaksia e RTSH SPORT, tekniku ka bërë pjesë të stërvitjes edhe video-analistin e klubit, një zgjedhje për të studiuar kundërshtarin më në detaje.
Për këtë përballje, Ardian Nuhiu nuk ka grumbulluar për arsye personale sulmuesin spanjoll Fernandez, mbrojtësin grek Valerianos, Dembelen dhe mesfushorin Soler.
Ndeshja me Teutën vjen në një moment ku Tirana ka nevojë patjetër për pike, kampionët e së kaluarës kanë fituar vetëm një ndeshje këtë sezon, duke humbur shumë terren dhe duke shfaqur problem në repartet kyçe të skuadrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




