Teuta, trajneri Tetova: I kënaqur me lojën dhe rezultatin

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar për “Super Gol” fitoren 3-1 të arritur në “Niko Dovana” përballë Teutës në javën e dytë të “Abissnet Superiore”.
“Nëse jam i kënaqur me lojën apo me rezultatin? Me të dyja. Mendoj që sot ishim më ndryshe se me Partizanin”.
“Ndërrimet dhanë efekt në pjesën e dytë, por edhe e para nuk mbetet pas. Tirana ishte në 35 metra, ishte e vështirë ta çanim, vështirësi për të gjetur pasimin mes linjave për manovrën tonë”.
“E thashë edhe ndeshjen e kaluar, më duhet punë, kam punë për të bërë, duhet të futemi në logjikën e asaj që kërkoj unë për të shkuar drejt portës. Mendoj që koha është armiku ynë”.
“Karakteri për të reaguar, apo domiminim? Çfarëdo që të them unë, bie poshtë me përmbysjen e rezultatit. Çunat treguan që kanë uri dhe që duan të shkojnë te goli. Kemi momentet të vështira, por me rëndësi të mos na humbë pjesa e agresivitetit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




