The Finals/ Spurs rrezikojnë faktorin “fushë”, tifozët nga New York të gatshëm për të paguar shifra të çmendura për një biletë në Teksas

Basketboll | 5 muaj më parë

Pritjes 27-vjeçare për t’u rikthyer në finalet e mëdha të NBA i erdhi fundit për tifozët e New York Knicks.

Tifozët e ekipit në fjalë janë ndër më të zjarrtit në NBA dhe pasioni i tyre së bashku me suksesin e ekipit në parket janë një “rrezik” për rivalët, të cilët nuk mund të shfrytëzojnë faktorin fushë.

Ashtu siç ka ndodhur me Atlanta Hawks, Philadelphia 76ers dhe Cleveland Cavaliers, skuadra e radhës që rrezikon është San Antonio Spurs.

Drejtuesit e ekipit teksan i tremben faktit që në “Frost Bank Center” do të jenë të pranishëm shumë tifozë të Kniks. Për këtë motiv Spurs u kanë dërguar një e-mail tifozëve të vet duke i ftuar që të mos shesin biletat e tyre në portale që nuk janë të autorizuar.

Një tifoz i Spurs ka publikuar në rrjete e-mailin që kishte marrë nga shoqëria, e cila e kishte lajmëruar se i kishte refuzuar të drejtën për të hyrë në stadium pasi kishte nxjerrë në shitje biletën e tij.

Ky fenomen shpjegohet thejsht nga ekspertët e fushës. Sipas tyre për një tifoz të New York kushton shumë sigurimi i një bilete në “Madison Square Garden” dhe se janë gati që të udhtojnë mijëra kiloemtra për të ndjekur ekipin e tyre në transfertë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme