The Guardian: Shqipëria, vendi i duhur që nxit shpirtin e aventurës

Shqipëria është renditur si një nga 10 vendet në Evropë që nxisin shpirtin e aventurës, nga prestigjiozja britanike “The Guardian”, duke ofruar një përvojë unike mes malesh dhe bukurive natyrore.
“The Guardian” shkruan se turistët e huaj duhet të provojnë sportin e kalërimit në zonat malore të Shqipërisë, ku përtej shijimit të natyrës, mund të ngrenë kampingje.
“Në udhëtimin e Shtigjeve të Lashta Malore në Shqipëri, kalorësit eksplorojnë kodrat, luginat dhe pyjet, fshatrat mesjetare, kështjellat e rrënuara dhe manastiret bizantine. Udhëtimi fillon dhe përfundon në qytetin e Gjirokastrës, pjesë e UNESCO-s dhe netët kalohen në shtëpi, duke gatuar dhe ngrënë me familjet vendase”, shkruan “The Guardian”.
Për shkrimin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se sporti i kalërimit në Shqipëri ofron “një përvojë unike gjatë së cilës mund të përshkosh kodra, të zbulosh fshatra mesdhetarë e rrënoja bizantine si dhe të njohësh mikpritjen e vendasve”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




