Thesaret e fondit për publikun, Galeria e Arteve në Shkodër ekspozon 50 vepra, disa për herë të parë
Galeria e Arteve Shkodër ka çelur edhe këtë verë ekspozitën me vepra nga fondi i saj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në muajin shtator.
Në të janë përfshirë rreth 50 vepra të autorëve të njohur të artit pamor shqiptar. Disa prej tyre prezantohen për herë të parë për publikun.
“Kësaj radhe ekspozita, e cila kurohet prej specialistit të Galerisë së Arteve, zotit Sidrit Loja, është ndalur te lirika kreative, duke filluar diku nga vitet ’60 deri te vitet ’80, me një shtrirje emrash në të gjithë Shqipërinë“, tha Fatmir Juka, përgjegjës, Galeria e Arteve Shkodër
Përgjegjësi Juka thekson se ekspozimi i këtyre veprave ndihmon në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike të Shkodrës dhe të vendit.
“Ne vazhdojmë t’i mbesim besnikë një tradite, siç është periudha e gushtit, që është periudha me ngarkesën e vizitueshmërisë më të madhe, jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare. Pra, kemi turistë të huaj që vijnë dhe duhet të njohin, përveç traditave që ka Shkodra, edhe artin që përcjell ky qytet.”, tha ai.
Galeria e Arteve Shkodër ka mbyllur gjysmën e parë të kalendarit artistik me disa ekspozita dhe aktivitete kushtuar artit pamor.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




