Thiago Silva ndërpret kontratën me Fluminensen, mbrojtësi synon të rikthehet në Europë

Thiago Silva ndalet në moshën 41 vjeçare, megjithëse kjo nuk është domosdoshmërisht lamtumira e tij nga futbolli i luajtur. Braziliani, ish-mbrojtës i Milanit, Chelseat dhe Paris Saint-Germain, ka ndërprerë kontratën e tij me Fluminense, klubin e fëmijërisë së tij, ku u rikthye në korrik 2024.
Kontrata duhej të skadonte në qershor, por ai dhe klubi brazilian kanë rënë dakord reciprokisht për ta ndërprerë atë.
Sipas mediave lokale, Thiago Silva po shqyrton një rikthim në Evropë për t’i dhënë fund karrierës së tij. Thashethemet për transferime e lidhën atë me Milanin, ku luajti nga viti 2009 deri në vitin 2012, duke fituar një titull kampion Italie dhe një Superkupë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




