Tifozët e Premier Ligës i thonë jo VAR-it, mbi 75% kundër

Gati 8,000 tifozë anglezë, pak më shumë se gjysma e të cilëve ndjekin më shumë se 15 ndeshje të Premier League në shtëpi për sezon, morën pjesë në një anketë të kryer nga Shoqata e Tifozëve të Futbollit për të vlerësuar qëndrimet e tyre ndaj teknologjisë.
Rezultatet tregojnë se sa jopopullore është bërë ajo: mbi 97% e të anketuarve nuk ishin dakord me pohimin se VAR e bën shikimin e futbollit më të këndshëm, ndërsa mbi 90% nuk ishin dakord se ka përmirësuar përvojën në stadium.
Kur u pyetën nëse e mbështesnin përdorimin e VAR në futboll, 75.71% u përgjigjën negativisht dhe mbi 70% nuk ishin dakord se ka përmirësuar saktësinë e përgjithshme të vendimeve të arbitrit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




