Tifozët e PSG shkatërruan fushën ku do të luhet ndeshja mes Gjermanisë dhe Portugalisë, UEFA paralajmëron gjobë

Tifozët e PSG-së nuk u përmbajtën një natë më parë kur ekipi i tyre i zemrës mundi Interin në finalen e Champions League. Në fund të takimit punonjësit e sigurisë së Allianz Arena e patën të pamundur për të mbajtur turmën, e cila zbriti në fushë duke shkatërruar rëndë në disa pjëse barin. Disa prej tyre kërkonin një kujtim nga nata e madhe dhe nuk ngurruan që të merrnin copë të fushës.
Për këtë problem u prononcua sot UEFA, e cila lajmëroi edhe një gjobë në dëm të PSG-së për shkak të sjelljes së tifozëve të saj. Ajo që ndodhi në “Allianz Arena” mendohej se do të kishte pasoja edhe në “Final Four” të Nations League 2025. Siç dihet të mërkurën Gjermania pret Portugalinë në Mynih për të luajtur gjysmëfinalen e parë. Drejtori i impiantit, Nyrgen Muth siguroi se takimi do të luhej në datën, orën dhe vendin e caktuar edhe pse fusha është dëmtuar rëndë. “Vendet ku fusha është dëmtuar do të rikuperohen. Ndeshja e të mërkurës nuk është në rrezik”, siguroi Muth.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




