Tirana mirëpret më 13-14 tetor Forumin e Investimeve EU-WB6, Rama: Ngjarje historike

Tirana do mirëpresë më 13-14 tetor Forumin e Investimeve EU-WB6. Për kryeministrin Edi Rama kjo ngjarje historike është një hap i rëndësishëm për ekonominë dhe diplomacinë rajonale.
Me një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se forumi bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Forumi do të fokusohet në:
- Partneriteti Ekonomik BE–Ballkani Perëndimor
- Mundësitë e reja të investimit në kontekstin gjeopolitik
- Investimet në WB6 si burim konkurrence dhe zhvillimi
- Si dhe panele sektoriale mbi: Prodhimin, Energjinë, Teknologjinë digjitale, Bioekonominë, Turizmin dhe Ekonominë qarkulluese.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



