Tirana-Teuta në RTSH, Shkëmbi: Koha të mposhtim durrsakët, nuk duhet “të qajmë” mungesat

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 15:30 në “Arenën Kombëtare” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Një sfidë direkte që vlerësohet maksimalisht nga tekniku i bardhebluve, që thekson se vtemë fitorja vlen për kryeqytetasit në këtë takim.
“Sfidë e vështirë, moment i vështirë, për fat të keq vazhdojmë në të njëjtën situatë, kemi shumë shpresë që para ndeshjeve të jemi më të qetë, por vazhdon njësoj edhe në javën e parafundit. Kemi mungesa por jemi në një moment që nuk qajmë mungesat, por duhet të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi në dispozicion.
Gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj ta mundim tani Teutën. Sinqerisht unë në asnjë moment se kam menduar nëse do të jem apo jo tek Tirana, që kur jam rikthyer kam menduar vetëm një objektiv dhe dua që me skuadrën ta arrijmë, është e parëndësishme se çfarë do të bëjmë, për mua dhe klubin është e rëndësishme të heqim këtë siklet që kemi”, ka thënë mes të tjerash Shkëmbi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




