Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në Abissnet Superiore U-19

Tirana U-19 është skuadra kampione e Kategorisë së Parë U-19.
Bardheblutë mbyllën një sezon të dominuar teksa triumfuan edhe në përballjen e fundit në “Skënder Halili” 2-1, dhe e mbyllën kampionatin në vendin e parë me 66 pikë.
Një sukses i merituar për Tiranën U-19, që në sezonin e ri do të luajë në kategorinë “Abissnet Superiore” U-19.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut nga FSHF, ku ishte Drejtori Teknin i FSHF, Abdyl Kuriu, që i dorëzoi Tiranës U-19 medaljet dhe titullin kampion.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



