Tirana vendos se kush do të jetë kapiteni i skuadrës

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Tirana mbeti pa kapiten pas largimit të Përgjonit dhe zv.kapitenit Gledi Mici. Dy lojtarë që alternonin njëri-tjetrin kur bëhej fjalë për shiritin. Me largimet e tyre, në klub morën kohë për të caktuar liderin që do të udhëheqë në fushë klubin bardheblu, pasi ende nuk ishte përcaktuar trajneri dhe stafi i tij. Tashmë me ardhjen e Miles në stol, unanimisht me dakordësimin e lojtarëve të tjerë, shiriti i kapitenit i është vendosur Dembeles.

Fillimisht në miqësoren kundër Lirisë së Prizrenit në fushë nuk u vendos asnjë kapiten pasi ende nuk ishte diskutuar se kush do të mbante shiritin, megjithatë, mbrojtësi francez do të jetë ai që do të duhet të ruajë ekuilibrat në dhomat e zhveshjes.

Një vlerësim për sezonin e mirë të Dembeles dhe që tregon se Tirana nuk do të privohet nga shërbimet e tij. Ditën e hënë, klubi kryeqytetas ka udhëtuar drejt Greqisë ku prej 12 ditësh do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme