Tiranë- Armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 64-vjeçari

Aktualitet | 1 vit më parë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 64-vjeçar pasi iu gjetën në banesë 7 karikatorë me armë,  4 armë të ftohta, një pistoletë me mulli, uniforma e mjete policie, si dhe sasi të konsiderueshme municioni.

64-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

“Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës””, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme