Tiranë – Autobusi humb kontrollin, përplas biçikletën dhe del nga rruga, 4 të plagosur. Arrestohet shoferi

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, 30 nëntor, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një biçikletë dhe dy makina të parkuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku për aksidentin është vënë në pranga drejtuesi i autobusit 56-vjeçari Ç. Sh.
Sipas policisë dyshohet se 56-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe si pasojë, është përplasur fillimisht me një biçikletë ku po lëvizte G. K., 18 vjeçe, dhe më pas me dy automjete të parkuara.

Nga aksidenti janë plagosur 18-vjeçarja dhe tre pasagjerë që ndodheshin në autobus, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




