Tiranë-Digjte automjetet dhe vidhte shtëpitë, arrestohet 30-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga autorin e dyshuarin të djegies së dy automjeteve dhe i 4 vjedhjeve.
30-vjeçari i cili u arrestua nga uniformat blu rezulton me precedent penal për vjedhje.
Sipas hetimeve, bëhet e ditur se 30-vjeçari ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh në Kombinat, ndërsa “ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë”.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The pursuit”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas: ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat; -ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




