Tiranë- Përshtati lokalin për organizim të lojërave të fatit, arrestohet 54-vjeçari

Goditet veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga administratorin e një subjekti në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, shtetasin S. Z., 54 vjeç, pasi përshtati lokalin për organizim të lojërave të fatit.
Nga kontrollet dhe verifikimet në subjekt u konstatua se në 3 celularë ishin aktivizuar faqe që përdoreshin për vënien e basteve sportive.
“Në vijim të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, ku, në bazë të punës operative, dyshohet se luhen lojëra fati, ilegalisht, evidentuan se në një tjetër lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, kryhej kjo veprimtari.
Për rastin u arrestua në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet dhe verifikimet në subjekt u konstatua se në 3 celularë ishin aktivizuar faqe që përdoreshin për vënien e basteve sportive. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




