Tiranë- Sekuestrohen 250 gramë kokainë, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Tiranë, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimet u kryen gjatë operacionit policor të koduar “Target”, të zhvilluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi 250 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga aktiviteti kriminal.
Arrestimet u kryen në zonën e Komunës së Parisit, ku dyshohet se të rinjtë, A. V., 23 vjeç dhe E. Dh. (K.), 33 vjeç po shpërndanin kokainë në lokalet e zonës.
Policia njofton se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




