Tiranë- Shisnin lëndë narkotike në zonën e ish-Bllokut, arrestohen 2 persona

Aktualitet | 2 vite më parë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Medusa”. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se një 32-vjeçar dhe një 34-vjeçare kanë rënë në pranga për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Dy të arrestuarit, miq me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike të forta në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë në doza 20 deri në 30 gramë.

Ata komunikonin me blerësit nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u shitur më pas drogën. Gjatë kontrolleve u gjetën rreth 500 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

“U arrestuan shtetasit: – A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”;

– B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga GjykataGjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme