Titullar në Champions, vetëm 158 minuta në La Liga, çfarë po

Nuk është një kampionat për Miralem Pjanic. Duke perifrazuar titullin e filmit të famshëm nga vëllezërit Coen, përdorimi i pakët i mesfushorit boshnjak në LaLiga 2020/21 mund të përmblidhet si më poshtë: ish-Juve dhe Roma ka luajtur vetëm 158 minuta, 19.5% të totalit, pavarësisht se ishin gjithmonë në dispozicion të Ronald Koeman. Kundër Osasunës ai mbeti në stol: befasues, veçanërisht duke pasur parasysh që trajneri holandez gjithashtu hoqi dorë nga Sergio Busquets, duke zgjedhur Pedri për t’u bashkuar me De Jong në dyshen e mesfushës.
Aktivizimi i dobët i Pjanic në kampionat bie në kontrast me statusin e tij si titullar i palëvizshëm në Champions League. Në garën më të mirë europiane ai luajti 291 minuta nga 360 të mundshme, ose 80.8% të totalit. Kalimi në 4-2-3-1 dhe konkurrenca shumë e fortë nga Busquets dhe de Jong e detyrojnë Koeman të marrë vendime të vështira, por Pjanic tashmë ka thënë se ai nuk është i kënaqur me disa minuta që i janë dhënë dhe situata mund të precipitojë në javët e ardhshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



