Tjetër goditje në merkato për Vllazninë, Sherif Kallaku vishet kuqeblu

Vllaznia zyrtarizon afrimin e radhës në merkato. Një emër i njohur i futbollit shqiptar bashkohet me skuadrën shkodrane. Sherif Kallaku ka firmosur me kuqeblutë deri në vitin 2027.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Lojtari 27-vjeçar, i cili në të kaluarën ka luajtur në Superiore edhe për Laçin, Teutën, Partizanin e Tiranën, i bashkohet Vllaznisë si lojtar i lirë, duke nënshkruar deri në qershorin 2027 me klubin shkodran.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




