Tottenham barazon, Mourinho pranon: Ndodh edhe kështu

Tottenham nuk ka shkuarmë shumë se një barazim 1-1 në fushën e Crystal Palace në këtë javë të Premier League. Spurs shënuan të parët me sulmuesin Kane, por vendasit arritën të vendosin barazpeshën dhjetë minuta para fundit të gjithë takimit me Schlupp. Pas ndeshjes, trajneri i Spurs, Jose Mourinho është shprehur: “Kam një përvojë të gjatë me futbollin, mund të ndodhë që të shikosh dhe të tilla ndeshje. Mund ta shikojmë ndeshjen në dy drejtime: në pjesën e parë mund të them se janë dy pikë të humbura, por nëse shikojmë pjesën e dytë mund të themi se është një pikë e fituar. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat, sigurisht, ne zbresim në fushën e lojës gjithmonë për të fituar, por ka dhe kundërshtarë dhe ne duhet ti japim meritat Crystal Palace. Mungesa e Bale? Është i sëmurë, por nuk është me Covid”, ka përfunduar trajneri i Tottenham.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




