Tottenham, dëmtimi i Kulusevskit, do të mungojë në finalen e Europa League

Dejan Kulusevski do të mungojë në finalen e Europa League kundër Manchester United të mërkurën më 21 maj në orën 21:00, në stadiumin San Mamés në Bilbao. Ish-mesfushori sulmues i Atalantës, Parmës dhe Juventusit u dëmtua në Premier League kundër Crystal Palace dhe u largua nga fusha në minutën e 19-të.
Deklarata zyrtare e Tottenham: “Mund të konfirmojmë se Dejan Kulusevski pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së fundjavës së kaluar në Premier League kundër Crystal Palace”.
“Pas një ekzaminimi të mëtejshëm specialistik, mesfushori iu nënshtrua sot një operacioni dhe do të fillojë menjëherë rehabilitimin me stafin tonë mjekësor. Jemi të gjithë me ty, Deki”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




