Tradita që flet në çdo gur të Përmetit, lagjet e vjetra rujnë arkitekturën dhe mikpritjen
Në një prej lagjeve më të vjetra të Përmetit, historia dhe tradita vazhdojnë të jetojnë çdo ditë. Shtëpitë me mure guri, çatitë tradicionale dhe mikpritja e banorëve e kthejnë këtë zonë në një nga pikat më të veçanta të qytetit, që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Ajo që bie menjëherë në sy është arkitektura e veçantë e ndërtimit të shtëpive, me mure guri, çati tradicionale dhe oborre të rregulluara me kujdes.
Po aq mbresëlënëse është edhe mikpritja e banorëve, të cilët ruajnë me krenari traditat dhe kulturën e zonës.
Në çdo portë që troket ndihet mikpritja e banorëve.
Arkitektura e lagjes tërheq vizitorë vendas dhe të huaj, të mahnitur nga bukuria e saj.
Në Përmet çdo rrugicë, çdo portë, flet për një kulturë që mbetet e gjallë dhe të fton ta vizitosh.
Gazetare : Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




