Trafik emigrantësh drejt BE, paguan nga 2700 euro për udhëtim të paligjshëm drejt Francës
Pesë emigrantë kishin paguar nga 2700 euro secili, me premtimin se do të transportoheshin drejt Francës. Ata vinin nga vendet e treta dhe u kapën nga policia ndërsa po udhëtonin me një automjet në Mbikalimin e Kasharit, në drejtim të destinacionit të premtuar. Kjo veprimtari kriminale u zbulua gjatë operacionit të koduar “Relay 6”.
Në pranga ranë dy shtetas nga Kukësi, A.M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, të cilët dyshohen se kishin organizuar dhe përfituar nga ky transport të paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celulare, të cilat do të përdoren për dokumentimin e plotë të rastit.
Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Ky rast është pjesë e goditjeve të njëpasnjëshme të Policisë ndaj trafikut të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




