Trafikimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, SHBA mbështet forcimin e masave kundër këtij fenomeni

Objektet e trashëgimisë kulturore shpesh kanë rënë pre e trafikimit të paligjshëm. Sot, në gjithë vendin raportohet se më të rrezikuara janë objektet e kultit, por nuk kanë munguar edhe ato të nëntokës.
Drejtuesja e Përgjithshme e Institutit Kombëtarë të Trashëgimisë Kulturore, Joli Mitrojorgji, bën me dije se për të parandaluar këto raste, janë shtuar masat.
“Përballemi me sfida lidhur me tentativa për të çështjet e trafikimit. Nga ana tjetër jemi shumë vigjilentë, në kuptimin që të gjitha informatat apo sinjalizimet që neve na vijnë, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera për të evituar dhe parandaluar situata të ngjashme”, tha Mitrojorgji.
Gjatë ditës së sotme në Gjirokastër është mbajtur takimi për ngritjen e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimin e strukturave ligjzbatuese për luftimin e trafikimit të paligjshëm të këtyre objekteve.
“Po zhvillojmë një sërë aktivitetesh me qëllimin përfundimtar për të ngritur kapacitetet e ekspertëve që merren me fushën e trashëgimisë dhe të zbatimit të ligjit, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit në lidhje me çështjen e trafikimit të jashtëligjshëm të pasurisë kulturore”, u shpreh koordinatorja e projektit Anisa Lloja.
Ky projekt po mbështetet financiarisht nga Ambasada Amerikane për të ngritur kapacitetet e nevojshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Gazetar: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




