Tragjedi në Francë-Shqiptari vret gruan dhe më pas veten

Aktualitet | 12 muaj më parë

Një çift shqiptar janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Brest të Francës, ku dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.  Burrë dhe grua në të 30-tat u gjetën pajetë në banesën e tyre në Rue Général-Paulet në Brest.

Dyshimet mbi çiftin erdhën kur një banor i lagjes “Europe” telefonoi policinë për të raportuar dy të shtëna me armë zjarri që vinin nga apartamenti i shqiptarit.

Me të mbërritur në vendngjarje, oficerët e policisë gjetën të vdekur burrë e grua, të dy shqiptarë, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjuetie.

Sipas informacioneve të policisë pista hetimore është e përendruar te vrasja e gruas dhe më pas burri ka vrarë veten, shkruajnë mediat franceze.

Çifti kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve nuk mundi të kthehej në shtëpi pas të shtënave. Fëmija më i vogël ishte në shkollë në kohën kur ndodhi tragjedia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme