Tragjedi në Shëngjin, punëtori 32-vjeçar humb jetën pasi bie nga lartësia në kantier

Një aksident i rëndë pune ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin, ku një punëtor humbi jetën tragjikisht.
Viktima është shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë të Lezhës. Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, 36-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori në objektin në ndërtim. Si pasojë e rënies, ai humbi jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses mbërritën menjëherë, duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.
Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përqendrohen në përcaktimin e shkaqeve të rënies dhe nëse kompania ndërtuese ka respektuar të gjitha masat e sigurisë teknike në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




