Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës në shkollë: Është 18-vjeçarja Jesse Van Rootselaar

Botë | 9 muaj më parë

Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) ka bërë publik mbrëmjen e sotme identitetin e personit përgjegjës për masakrën e rëndë në një shkollë në Kanada, ngjarje që ka tronditur vendin.

Sipas autoriteteve, autorja e sulmit është Jesse Van Rootselaar, një vajzë 18-vjeçare.

Konfirmimi erdhi gjatë një konference urgjente për shtyp nga Zëvendëskomisioneri Dwayne McDonald, komandant i Policisë Mbretërore Kanadeze të Kuajve në British Columbia (BC RCMP).

“Kemi identifikuar personin përgjegjës. Bëhet fjalë për Jesse Van Rootselaar, 18 vjeçe, banore e zonës Tumbler Ridge,” deklaroi zyrtari i lartë i policisë.

Tumbler Ridge është një zonë e vogël, dhe lajmi se autorja ishte banore e komunitetit ka shkaktuar shok të thellë.

Kjo ngjarje po cilësohet nga mediat dhe autoritetet si një nga të shtënat më vdekjeprurëse që ka ndodhur në Kanada gjatë dekadave të fundit. Motivet e të resë mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj masakre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme