Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës 3 vjeç, vijojnë kërkimet për trupin e nënës

Aktualitet | 2 vite më parë

Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së tretë, djalit 3 vjeç në ujërat e lumit Buna, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e nënës, Alma Arrazi. Bëhet me dije se trupi i të miturit u gjet rreth 1 kilometër larg vendit ku një ditë më parë (6 maj) palombarët gjetën trupin e motrës së tij 8 vjeçe. Të dielën u gjet edhe trupi i pajetë i motrës së tyre të madhe 9 vjeçe.

39-vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt sëbashku me 3 fëmijët në lumin Buna, ndërsa ende vijojnë kërkimet për trupin e saj.  

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik, teksa Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, Erdgy Arrazin. 

Sipas Prokurorisë së Shkodrës, Erdgys Arrazi ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj dhe duke e çuar atë drejtë vetëvrasjes.

Ai pritet të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa në deklarimet në Polici ai ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe të jetë bërë shkak për vendimin e saj tragjik.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme