Trajnerët më të paguar në Kupën e Botës, Ancelotti në vend të parë

Portali i specializuar “Calcio e Finanza” ka përpiluar 10 trajnerët më të paguar midis 48 trajnerëve që garojnë në Kupën e Botës. Tre janë argjentinas, por çuditërisht, Scaloni, kampioni në fuqi me Argjentinën, nuk është përfshirë. Në vend të kësaj, janë të pranishëm trajnerët e tre vendeve pritëse. Vetëm një italian (Ancelotti) është në renditje, dhe ai është padyshim më i paguari…
Ja lista:
1) CARLO ANCELOTTI (Brazil)
Paga vjetore: 10 milionë euro
2) THOMAS TUCHEL (Angli)
Paga vjetore: 5.8 milionë euro (para rinovimit)
Shuma e kontratës së tij të re nuk është zbuluar.
3) MAURICIO POCHETTINO (SHBA)
Paga vjetore: 5 milionë euro
4) JULIAN NAGELSMANN (Gjermani)
Paga vjetore: 4.9 milionë euro
5) ROBERTO MARTINEZ (Portugali)
Paga vjetore: 4 milionë euro
6) DIDIER DESCHAMPS (Francë)
Paga vjetore: 3.8 milionë euro
7) MARCELO BIELSA (Uruguaj)
Paga vjetore: 3.5 milionë euro
8) RONALD KOEMAN (Holandë)
Paga vjetore: 3 milionë euro
9) JESSE MARSCH (Kanada)
Paga vjetore: 2.5 milionë euro
9) JAVIER AGUIRRE (Meksikë)
Paga vjetore: 2.5 milionë euro
9) GUSTAVO ALFARO (Paraguaj)
Paga vjetore: 2.5 milionë euro
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




