Tre të plagosur me thikë në Sarandë, njëri prej tyre përfundon te spitali i Traumës

Aktualitet | 1 orë më parë

Tre të rinj u plagosën me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ndërsa policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të qytetit, pranë hyrjes për në shëtitoren e Sarandës.

Të plagosurit janë identifikuar si vëllezërit E. Sh., 24 vjeç, dhe M. Sh., 20 vjeç, si dhe 19-vjeçari A. S.

Burime spitalore bënë të ditur se 24-vjeçari E. Sh. është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Pas hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona, mes tyre edhe A. S., i cili ishte një nga të plagosurit.

Në pranga kanë rënë K. A., 22 vjeç, dhe A. S., 19 vjeç, ndërsa 19-vjeçari E. B. është shpallur në kërkim.

Dy të arrestuarit akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së konfliktit.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme