Tregu i orizit në Vlorë – Qeveria 30 milionë lekë për kthimin e tij në hapësirë të rëndësishme ekonomike

Tregu i Orizit në qytetin e Vlorës i cili mbetet tregu më i afërt për pjesën më të madhe të banorëve, i vendosur në qendër të qytetit do ti nënshtrohet rikonstruksionit. Tregu është mbyllur dhe hapur disa herë për shkak të mungesës së kushteve, megjithatë sot ai ende shërben si vend tregtimi I fruta perimeve dhe konfeksioneve.
Radio Televizioni Publik Shqiptar ka arritur të sigurojë projekt-idenë që ndodhet në Bashkinë e Vlorës. Investim prej 30 milion lekë , synon rivitalizimin e një hapësire të rëndësishme ekonomike në qytet, duke transformuar ish-Tregun e Orizit në qendër moderne të tregtisë dhe agro-ushqimit
Projekti i miratuar tashmë për tregun e Orizit do jetë një projekt pilot I cili pritet të përfshijë të gjithë hapësirën e tregut, ndërsa së shpejti nis puna për rikonceptimim e gjysmës së parë të tregut. Me modelin e kioskave multifunksionale.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




