“Trialog” – Dhjetori ’90, Preç Zogaj: Ishim të papërgatitur nga kulisat politike
Në emisionin “Trialog” në RTSH, Prec Zogaj, analist dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ka rikujtuar periudhën e fillimeve të partisë pas rrëzimit të komunizmit, duke theksuar se ato nuk ishte e përgatitur për sfidat e politikës.
“Ne nuk ishim të përgatitur, sepse dolëm nga komunizmi. Aq sa ishim, ishim shumë. Është çudi si në Shqipëri kishte njerëz që kuptuan një statut dhe kufizimin e mandatit të kryetarit,” tha Zogaj.
Ai shtoi se, megjithëse në radhët e PD-së kishte ekspertë me njohuri në ligj dhe ekonomi, grupi ishte i papërgatitur për kulisat e politikës, intrigat dhe skenat e parapërgatitura, të trashëguara nga mënyra se si kishin qeverisur qeveritë bolshevike.
Sipas Zogajt, ky mungesë përgatitjeje ndikoi në gabimet e bëra në vitet e para të demokracisë dhe shpjegon shumë nga sfidat e mëvonshme të partisë.
“Ne kishim një lloj përgatitjeje të përgjithshme dhe në radhët tona kishte edhe ekspertë me njohuri në ligj dhe ekonomi, por ishim të papërgatitur për kulisat e politikës, për intrigat dhe parapaskenat e trashëguara nga mënyra se si kishin qeverisur qeveritë bolshevike”, tha Zogaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




