“Trialog” në RTSH – Vangjeli për Progres Raportin e BE-së: Një lajm i mirë, por potenciali i shqiptarëve është penguar nga qeverisjet
Analisti Lorenc Vangjeli, duke komentuar Progres Raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në emisionin “Trialog” në RTSH, e cilësoi atë si një “lajm të mirë”, duke theksuar se ai shënon thjesht një stacion tjetër në rrugën e gjatë të integrimit.
Vangjeli e përdori këtë moment për të bërë një reflektim më të gjerë mbi kontributin e individit shqiptar në rrugën drejt Evropës.
“Ka qenë një rrugë me zig- zage. Pranohet një e vërtetë që shqiptarët janë individë të jashtëzakonshëm, me aftësi mbijetese dhe përshtatje,” u shpreh Vangjeli.
Ai theksoi se kur atyre u ofrohet ambienti i duhur, shumica e shqiptarëve përbëjnë histori suksesi, duke vënë në dukje se shqiptarët e nisën nga hiçi dhe tani janë në mesataren e qytetarëve evropianë.
Vangjeli ishte kritik ndaj qeverisjeve të njëpasnjëshme, duke theksuar se progresi mund të kishte qenë shumë më i madh.
“Nëse qeverisjet e njëpasnjëshme do të bënin minimumin e detyrave ose nuk do kishin penguar individin e fortë shqiptar, situata do ishte ‘Mos e zot’ përpara,” përfundoi analisti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




