Trialog – Neritan Ceka: Zgjedhja e kryetarit nga anëtarësia ishte gabimi që deformoi partitë shqiptare
Në emisionin “Trialog” në RTSH, Neritan Ceka tha se një nga gabimet më të mëdha historike të demokracisë së re shqiptare ka qenë mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë drejtpërdrejt nga anëtarësia. Sipas tij, kjo metodë ka prodhuar pasoja të thella, të cilat shihen sot në të gjithë spektrin politik.
Ai theksoi se përvojat e atëhershme nuk i lejuan të parashikonin se çfarë pushteti mund të grumbullonte një kryetar i zgjedhur në këtë formë.
“Gabimin e madh që bëmë është se zgjodhën kryetarin direk nga anëtarësia, ai gabim deformoi sot të gjithë partitë jo vetëm PD. Ky ishte naiviteti ynë, ne kurrë nuk menduam që një kryetar që zgjidhjet nga anëtarësia ka një pushtetet shumë më të madh se ai që zgjidhet nga kryesia”, tha Ceka.
Duke folur për figurën e Sali Berishës, Ceka u shpreh se ai ishte një intelektual i formuar dhe i prirur për politikë, por shtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për liderë të tillë të fortë, por njerëz më të thjeshtë që dinë të ndajnë pushtetin.
“Berisha është një intelektual i formuar në mënyrë poliedrike me një memorie të frikshme dhe me inteligjencë të veçantë, me talent dhe nuhatje politike. I ka të gjitha cilësitë e një lideri të një partie, por nuk do thoja që i kishte për Partinë Demokratikë, ai ishte i përgatitur për këtë punë, por mendimin tim është ndryshe. Vendet e vogla nuk kanë nevojë për lider të fortë por për një njeri e lë pushtetin kur lë pushtetin kur humb zgjedhjet dhe e ndan pushtetin. Politikës duhet t’i kthehen njerëzit e thjeshtë”, tha Ceka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




