Tritol mjetit në Shkodër, plagoset punonjësi i Tatimeve
Një shpërthim me tritol ka trondit Shkodrën. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se lënda plasëse i është vendosur një mjeti të parkuar e për pasojë ka mbetur i plagosur punonjësi i Tatimeve, E.B.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arra e Madhe”. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet përkatëse dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
“Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







