Tropojë- I vodhën portofolin me para një 48-vjeçari, arrestohet dy persona

Aktualitet | 11 muaj më parë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tropojë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur një portofol me një shumë parash një 48-vjeçari.

Policia bën me dije se F. N., 20 vjeç dhe F. M., 19 vjeç, pasi kanë dalë nga një lokal në qytetin e Bajram Currit, i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash, shtetasit A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Dojan.

Blutë e Tropojës kanë bërë të mundur prangosjen e dy autorëve dhe sekuesatrimin e një pjesë të shumës së parave të vjedhura.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i vodhën portofolin me një shumë parash, një 48-vjeçari, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.  

Sekuestrohet një pjesë e shumës së parave të vjedhura.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, pas kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e protofolit të tij, në qytetin e Bajram Currit, kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.   

Si rezultat, u vunë në pranga shtetasit:  

-F. N., 20 vjeç dhe F. M., 19 vjeç, banues në Tropojë.   

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë dalë nga një lokal në qytetin e Bajram Currit, i kanë vjedhur portofolin me një shumë parash, shtetasit A. B., 48 vjeç, banues në fshatin Dojan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme