Trump konfirmon përfshirjen e SHBA-së në sulmin ndaj Iranit: U përpoqëm për marrëveshje. Do t’i shkatërrojmë raketat e tyre

Sulmi i përbashkët nga SHBA dhe Izraeli mëngjesin e së shtunës në Iran u konfirmua nga presidenti amerikan Donald Trump, duke deklaruar se synon të “eliminojë kërcënimet e afërta nga regjimi iranian”.
Operacioni është në zhvillim të plotë, duke synuar ndërtesat qeveritare dhe objektet ushtarake si në Teheran ashtu edhe në qytete të tjera të Iranit.
“Disa kohë më parë, ushtria amerikane nisi një operacion të madh ushtarak në Iran. Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet nga regjimi iranian“, tha ai në një video të postuar në Truth Social.
Në të njëjtën kohë, ai kërcënoi se do të shkatërrojnë raketat e iraniane.
“Do të rrafshojmë industrinë e tyre të raketave. Ne do të eliminojmë marinën e tyre. Do të sigurohemi që terroristët e rajonit të mos mund të destabilizojnë më rajonin ose botën. Do të sigurohemi që Irani të mos ketë armë bërthamore. Është një mesazh shumë i thjeshtë. Ata kurrë nuk do të kenë armë bërthamore. Ky regjim së shpejti do të mësojë se askush nuk duhet të vërë në dyshim forcën dhe fuqinë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




