Trump: Pas samitit të NATO-s në Turqi, takim me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë

Amerikë | 4 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se ai dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “shkojnë shumë mirë” dhe se kryeministri izraelit “e di kush është shefi i vërtetë”.

Në një intervistë të shkurtër telefonike për Axios-in, me gazetarin Barak Ravid, Trump tha se Netanyahu i ka kërkuar një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe mund të zhvillohet që javën e ardhshme, pas samitit të NATO-s në Turqi.

Një zyrtar izraelit i tha Ravid se takimi “mund të bëhet javën pasuese”, për shkak të vështirësive në koordinimin e agjendave.

Zyra e kryeministrit Netanyahu konfirmoi se gjatë bisedës, Netanyahu i tha Trumpit se “Shtetet e Bashkuara janë garant i lirisë globale” dhe se Izraeli e vlerëson shumë marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve. Të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen së shpejti në SHBA.

Ky do të jetë takimi i parë mes tyre që nga shkurti, kur Netanyahu i paraqiti Trumpit planet për operacionin e përbashkët ushtarak kundër Iranit.

Trump shtoi se po ndjek ceremonitë e varrimit të liderit suprem iranian, Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite më 28 shkurt.

Trump deklaroi se negociatat janë pezulluar për disa ditë për shkak të varrimit dhe se asnjëra palë nuk do të sulmojë gjatë kësaj periudhe.

“Ata janë të gjithë aty. Një goditje [dhe mund t’i marrim të gjithë], por nuk do ta bëjmë sepse atëherë nuk do të kemi me kë të negociojmë”, tha Trump.

Ai u shpreh gjithashtu i habitur kur pa iranianët duke qarë në ceremoni, duke shtuar: “Ndoshta janë lot të rremë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme